Guardiola tregon arsyen se pse nuk do të shikojë ndeshjen mes United e Liverpool
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk do ta shikojë ndeshjen mes Manchester United e Liverpoolit.
Sport
City dje mposhti Crystal Palace në kuadër të Premier Ligës, derisa tekniku spanjoll ka marrë një ditë pushim.
Ai tha se do të shikojë ndeshjen e fundit të Atalantes, klub më të cilin do të përballen në kuadër së Ligës së Kampionëve.
“Duhet të shikojë reprizën e ndeshjes së fundit të Atalantas”, deklaroi ai.
City është në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, pesë me pak se lideri Liverpool. /Lajmi.net/