Moldavia befason Kombëtaren kuqezi me kor fëmijësh që këndojmë himnin e Shqipërisë

Një moment me të vërtet emocionues u regjistrua para fillimit të sfidës mes Moldavisë dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2020.

Sport

15/10/2019 11:48

Një grup vajzat moldave kënduan para ndeshjes, live, himnin e Shqipërisë, duke e interpretuar në mënyrë perfekte.

Pavarësisht vështirësisë me gjuhën shqipe, vajzat moldave arritën t’ia dilnin, duke marrë duartrokitjet e tifozvë shqiptarë dhe jo vetëm të pranishëm në stadium.

Golat e shënuara nga Sokol Cikalleshi, Keidi Bare dhe Lorenc Trashi në pjesën e parë dhe pastaj goli i Rey Manajt në minutat e fundit të ndeshjes ia dhanë Kombëtares së Shqipërisë një fitore bindëse 4:0 në Moldavi. /Lajmi.net/