“De Bruyne duhet të largohet nga Man City për PSG-në”
Kevin de Bruynes i është thënë nga ish trajneri i tij që duhet të konsiderojë largimin nga Manchester City për t’iu bashkuar PSG-së.
Sport
Hein Vanhaezebrouck, i cili ka punuar më parë me De Bruyne te Genk, beson se një kalim në Francë, do t’i ofronte 28 vjeçarit një mundësi më të mirë në lavdinë e Ligës së Kampionëve.
De Bruyne tashmë ka gëzuar mjaft sukses në Premierligë, duke ndihmuar Manchester Cityn të fitoi disa trofe të brendshëm, por suksesin nuk e kanë arritur në Ligën e Kampionëve.
“Kevin ka fituar dy tituj të ligës dhe disa trofe të kupave në Angli me Manchester Cityn, ka qenë edhe lojtari i sezonit në Gjermani”, ka deklaruar Hein Vanhaezebrouck, përcjell lajmi.net.
“Por ai kurrë nuk ka fituar diçka ndërkombëtare. S’ka fituar Ligën e Evropës, s’ka fituar Ligën e Kampionëve, s’ka fituar Kupën e Botës, dhe këto janë gjëra që gjithmonë merren parasysh”.
“Ai ende mund ta bëjë këtë me Manchester Cityn, por me këtë mbrojtje, unë nuk jam i bindur”.
“Nuk po them se do të ishte më lehtë për të fituar Ligën me Kampionëve me Barcelonën dhe Real Madridin”.
“Por në mendjen time, kjo do të bëhej nëse do të luante për PSG-në”./Lajmi.net/