Skandali në Angli: Liverpooli i hakoi sistemin e skautimit Manchester Cityt
Raportohet në Angli se Liverpool dhe Manchester City janë kapur në një skandal spiunimi.
Sport
Midis qershorit 2012 dhe shkurtit 2013, Liverpooli dyshohet se kishte hyrë në sistemin e zbulimit të lojtarëve te rivalët e tyre dhe këmbanat e alarmit u lëshuan gjatë zbulimit të Paolo Fernandes, një lojtar i të rinjve nga Real Zaragoza i cili më vonë u ble nga Citizens.
E përditshmja angleze Times ka zbuluar këtë skandal dhe ata pretendojnë se Liverpool do të duhet të paguajë një borxh prej një milion eurove, përcjell lajmi.net.
Zgjidhja u bë pa u pranuar asnjë keqbërje pasi çështja nuk shkoi kurrë në gjykatë.
Manchester City raportohet se punësoi ekspertë të kompjuterëve, të cilët i informuan ata për hakimin e bazës së të dhënave.
Me frikën e një shkelje sigurie, Manchester City madje i shpejtoi nënshkrimet e Jesus Navas dhe Fernandinhos. /Lajmi.net/