Foden i përgjigjet kritikave të Guardiolas: Ka opinionet e tij
Phil Foden u është përgjigjur kritikave të Pep Guardiolas.
Sport
Talenti premtues i Manchester City, Phil Foden, u është përgjigjur kritikave të Pep Guardiolas, duke thënë se trajneri ka mendimet e tij.
Lojtari ka premtuar se nuk do të bëjë asgjë më shumë, sesa të lë stërvitjet që të flasin për të.
“Ai ka mendimet e tij dhe unë qëndroj kështu si jam. Unë e di se jam gati të luaj. Ndihem ashtu. Do të mundohem ta vërtetoj me stërvitje” ka thënë Foden, transmeton lajmi.net.
“Shokët e skuadrës më thonë të kem durim, por shihet se jam i uritur dhe dua të luaj tani” ka shtuar tutje lojtari.
Phil Foden shihet si një prej më premtuesve në futbollin anglez, por ai po ka mungesë të minutave tek kampionët e Premierligës. /Lajmi.net/