Southgate për ndeshjen ndaj Kosovës: Nuk e shohim sfidë të lehtë

Selektori i Kombëtares së Anglisë, ka dhënë analizën e tij për ndeshjen kundër Bullgarisë, por ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, Kosovën.

Sport

07/09/2019 20:32

Kosova do të udhëtojë drejt Anglisë, për ndeshjen e 10 shtatorit (e martë), ndeshje që gjen përballë dy liderët e grupit A.

Southgate është në dijeni për ecurinë e jashtëzakonshme të Kosovës, dhe pret një lojë më të mirë se sonte nga skuadra e tij.

“Ne kemi akoma punë për të bërë, pasi përballemi me Kosovën, dhe nuk e marrim si sfidë  të lehtë” ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj se mund të marrim maksimumin. Do të ishin tri pikë të mëdha nga dy ndeshje” shtoi selektori anglez.

Anglia luan kundër Kosovës si nikoqire, dhe si favorite absolute në letër. /Lajmi.net/