Man City përkohësisht lider, Chelsea barazon me Sheffield United

Manchester City dhe Chelsea kanë mbyllur ndeshjet e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë.

Sport

31/08/2019 17:50

Skaudra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore të lehtë kundër Brighton, ashtu edhe siç është pritur, duke triumfuar me rezultatin 4:0.

Serinë e golave në këtë takim e hapi belgu ‘magjik’, Kevin de Bruyne, i cili shënoi pas vetëm 68 sekondave lojë, shkruan lajmi.net.

Për fitoren e Man City shkëlqeu Sergio Aguero, i cili shënoi dy herë të tjera, fillimisht në minutën e 43’ pastaj edhe në të 55’, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Bernardo Silva, në minutën e 83′.

Në anën tjetër, në Londër, Chelsea ka luajtur baras me Sheffield, me rezultatin 2:2, shkruan lajmi.net.

I riu Tammy Abraham ishte ai që shkëlqeut tek ‘blutë’, me dy golat e realizuara në minutat 19’ dhe 43’.

Këto gola nuk demoralizuan Sheffield të cilët rikthyen gjithçka në pjesën e dytë të takimit. Callum Robinson ishte ai që shënoi golin e parë të skuadrës së tij, kur luhej minuta 46′, kurse Kurt Zouma shënoi në portën e tij për t’i falur një pikë Sheffield.

Kështu, pas katër xhirove, Manchester City është lider i përkohshëm me 10 pikë, së paku deri në ndeshjen e radhës së Liverpool, kurse Chelsea grumbullon pesë pikë. /Lajmi.net/