Raportimet nga Franca: Milan po e transferon Thauvinin
Milan duket se do ta humbet Andre Silvan në afatin kalimtar të verës.
Merkato
Sevilla e ka në huazim Andre Silvan , gjersa do ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë kartonin e tij.
Me largimin e sulmuesit portugez, Milan ka filluar ta kërkojë zëvendësuesin e tij, përcjell lajmi.net nga France Football.
Rosonerët do t’i përfitojnë 40 milionë euro nga shitja e Silvas, gjersa duan ta transferojë Florian Thauvinin nga Marseille.
Milan do t’i paguajë 40 milionë euro për transferimin e sulmuesit, pasi aq është klauzola e tij te skuadra franceze. /Lajmi.net/