Sllovenia dhe Maqedonia i ndajnë pikët
Sllovenia dhe Maqedonia janë ndarë në paqe.
Sport
Sllovenia dhe Maqedonia i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në kuadër të Grupit G.
Sllovenët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Miha Zajc që realizoi në minutën e 34’-të, raporton lajmi.net.
Por, Maqedonia u këndell në pjesën e dytë, ku Enis Bardhi shënoi për golin e barazimit (47’).
Në Grupin G, Polonia është lidere me gjashtë pikë, Izraeli dhe Maqedonia me katër, Sllovenia me dy, ndërsa Austria dhe Letonia janë pa pikë. /Lajmi.net/