Chelsea dhe Real Madrid po i shkëmbejnë lojtarët
Chelsea e di se do ta humbet në fund të sezonit Eden Hazardin.
Merkato
Eden Hazard do të largohet nga Chelsea për ta realizuar transferimin te Real Madrid.
Skuadra londineze nuk do ta lejojë edhe aq lehtë largimin e belgut te madrilenët, gjersa kërkon një lojtar nga ta, përcjell lajmi.net.
Chelsea po kërkon nga Real Madrid t’i shkëmbejnë lojtarët, duke e kërkuar Isco Alarconin apo Marco Asension si pjesë të marrëveshjes për Hazardin.
Madrilenët mund ta ofrojnë Marco Asension, pasi që Zidane e adhuron lojën e Iscos. /Lajmi.net/