Prishtina e mposht Rahovecin, fiton Kupën e Kosovës
KB Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës.
Sport
Pas kategorisë së vajzave, KB Prishtina ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës edhe në kategorinë e djemve.
Klubi nga kryeqyteti ka arritur ta mposht në finale Rahovecin në ‘Mizahir Isma’, raporton lajmi.net.
Prishtina e mposhti Rahovecin më rezultat të thellë, 96:60.
Prishtinasit e fituan pjesën e parë me rezultat, 48:32, me një diference prej 16 pikësh.
Rahoveci nuk arriti asnjëherë ta rrezikonte epërsinë e Prishtinës, ku ndeshja u mbyll me rezultatin, 96:60.
Për rahovecianët ishte një moment historik, pasi arritën ta organizonin “Final 8”, por edhe arritja në finale të Kupës së Kosovës. /Lajmi.net/