LeBron James ‘çartet’ me shokët e skuadrës, ky është reagimi i tij në mes të lojës

Sezoni për skuadrën e Los Angeles Lakers duket se tashmë ka marrë fund.

Sport

03/03/2019 08:18

Në momentet vendimtare të sezonit, Lakers kanë pësuar humbjen e dytë radhazi, kësaj radhe nga Phoenix Suns, me rezultatin 118-109, shkruan lajmi.net.

Me këtë humbje, aspak i kënaqur nuk ishte ylli i Lakers, LeBron James, i cili frustrimin e tij e shfaqi edhe në mesin e lojës.

Ishte një moment kur James ishte i nervozuar me mbrojtjen e skuadrës dhe qëllimisht e hodhi topin jashtë vijës fundore, duke shfaqur inatin e tij.


‘Mbreti’ e mbylli takimin me 27 pikë, 16 asistime dhe nëntë kërcime, i ndihmuar nga Ingram që shtoi 25 pikë.

James gjithashtu bëri historinë, duke e tejkaluar Kobe Bryant për pozitën e pestë në listën e shënimeve ‘field goals’.

Me këtë humbje, Lakers mbeten pesë ndeshje prapa Spurs dhe Clippers, që mbajnë pozitat shtatë dhe tetë. /Lajmi.net/