‘Adios’ Arsenal! Ozil i thotë ‘PO’ skuadrës nga Serie A
Mesut Ozil është shumë afër të largohet nga Arsenali.
Merkato
Mesut Ozil nuk ka raporte të mira me Unai Emeryn, pasi ky i fundit po e lë atë në stol.
Mesfushori gjerman e dëshiron largimin nga Arsenali, andaj Interi i do shërbimet e tij, përcjell “lajmi.net”.
Ozil ka kohë që po e kërkon largimin nga skuadra londineze, mirëpo që tani ai duket se e ka ndarë mendjen.
Inter do të tentoj transferimin e tij në janar, por që me gjasë ata duhet të presin deri në verën e vitit 2019.
Ozil nuk është aktivizuar në pesë ndeshjet e fundit, andaj nerazurët duan që t’i marrin shërbimet e gjermanit qysh në afatin e ardhshëm. /Lajmi.net/