Roma me transferim befasues në janar
Edhe pse bëri më shumë se 10 transferime në verë, Roma nuk po arrin të këndellet.
Merkato
Roma po mendon që të bëjë disa ndryshime në janar, andaj kërkon që të sjellë së paku edhe një mesfushor.
Skuadra italiane është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek, përcjell “lajmi.net”.
Mesfushori holandez ka arritur ta marr vëmendjen e skautëve të Romës, andaj në janar mund të realizohet transferimi i tij.
Romakët shpresojnë që për 20 milionë euro t’i marrin shërbimet e Donny Van de Beek. /Lajmi.net/