Bayern Munich ka tre emra për ta zëvendësuar Kovacin

Niko Kovac është shumë afër shkarkimit.

Sport

08/10/2018 15:54

Bayern Munich është duke menduar që ta zëvendësoj kroatin, që nuk po tregon formë të mirë në këto ndeshjet e fundit.

Skuadra gjermane ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Niko Kovacin, përcjell “lajmi.net”.

Në listën e Bayern Munichut janë emrat si, Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger.

Për tifozët, më shumë se sa Kovac, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët bavarezë.

Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion.

E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem. /Lajmi.net/