Suso zbulon fajtorin e krizës së Milanit

Tri barazime radhazi, Milani në krizë.

Sport

30/09/2018 13:45

Sulmuesi i Milanit, Suso, ka shfajësuar Gennaro Gattuson për rezultatet e dobëta të Milanit.

Anësori deklaroi që Milani s’ka mentalitet fituesi.

Sa i përket minutazhës, Suso tha se është krenar të luajë kaq shumë minuta te Milani, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kemi mentalitetin e gabuar sepse nëse kryesojmë ndeshjet, nuk duhet të pësojmë gol. Mendoj se për rezultatet është çështje kohe. Loja e bukur dhe golat janë një karakteristikë e jona. Është e kotë të fajësohet trajneri sepse jemi ne lojtarët që duhet të tregohemi më të vëmendshëm”, deklaroi Suso.

“Të luajturit kaq shumë ndeshje është motiv krenarie për mua. Është një nga ato ëndrrat që thuren kur je fëmijë. Ndihem sikur kam 15 vjet te Milani”, shtoi ai. /Lajmi.net/