Policia me aksion tjetër në veri të vendit – lidhet me një objekt tek Ujmani

 Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion sot në veri të vendit, saktësisht tek Liqeni i Ujmanit. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zv/komandanti Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani. “Kemi asistuar Ibër-Lepencin për të hyrë në një objekt në Ujman”, tha Elshani, duke konfirmuar se objekti ishte i strukturave paralele serbe.…

Lajme

20/05/2025 12:59

 Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion sot në veri të vendit, saktësisht tek Liqeni i Ujmanit.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zv/komandanti Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani.

“Kemi asistuar Ibër-Lepencin për të hyrë në një objekt në Ujman”, tha Elshani, duke konfirmuar se objekti ishte i strukturave paralele serbe.

Mediumi serb në Kosovë, “Kosovo-online” pretendon se ky objekt i ka takuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. /Lajmi.net/