Real Madrid bën ‘çmendurinë’ me Rodrigon
Rodrigo mund të largohet nga Valencia duke iu bashkuar rivalit nga La Liga, Real Madrid.
Sport
Bëhet gjithmonë e më konkrete mundësia e kalimit të Rodrigos te Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë janë gati të përgatisin ofertën për 27-vjeçarin e Valencias.
Sulmuesi i kombëtares spanjolle është një prej objektivave të Real Madrid për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi.
Gjithsesi për t’ia shkëputur futbollistin ekipit të drejtuar nga Marcelino, “Los Blancos” duhet të paguajnë klauzolën e futbollistit prej 120 milionë eurosh.