Barcelona me super ofertë për rikthimin e Thiago Alcantara
Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Don Andres.
Sport
Te Barcelona janë në kërkim të pasuesit të Andres Iniestas.
Largimi i numrit 8 drejt Vissel Kobes në kampionatin japonez ka lënë një boshllëk të madh në mesfushën e Barçës.
Drejtuesit katalanë kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Don Andres.
Nga boshnjaku i Juventusit Miralem Pjanic tek danezi i Tottenham Hotspur Cristian Eriksen për të vijuar me një emër që kujtohet me nostalgji në ambientin blaugrana, pikërisht Thiago Alcantara, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni.
Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus kartonin e mbrojtësit francez Lucas Digne për të rikthyer në Camp Nou, mesfushorin braziliano-spanjoll.