Eder largohet nga Inter, do të befasoheni nga klubi i ri

“Corriere dello Sport” shkruan se Eder ka një ofertë nga futbolli anglez.

Merkato

19/01/2018 07:30

Eder dëshiron të largohet nga Inter.

Sulmuesi i Kombëtares italiane mund të ndahet nga “Nerazzurrët”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Eder ka një ofertë nga futbolli anglez, përcjell “lajmi.net”.

Crystal Palace i udhëhequr nga Roy Hodgson dëshiron ta sjell në Angli menjëherë gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/