Kryeministri i Malit të Zi: Nuk heqim dorë nga njohja e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic në një intervistë për Berliner Morgenpost ka thënë se Podgorica s’do të heq dorë nga njohja e Kosovës dhe synimet strategjike që ka. “Ne e duam Serbinë. Është vendi ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë…

Lajme

30/04/2024 23:28

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic në një intervistë për Berliner Morgenpost ka thënë se Podgorica s’do të heq dorë nga njohja e Kosovës dhe synimet strategjike që ka.

“Ne e duam Serbinë. Është vendi ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, nga rruga jonë evropiane, nga anëtarësimi në NATO dhe nga njohja e Kosovës. Ne do të ndihmojmë për afrimin e Serbisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor me Evropën” ka theksuar ai.