Izmir Smajlaj kërcen në lartësi rekord
Izmir Smajlaj ka qenë i impenjuar në një test stërvitor, këtë herë në Itali, në qytetin e Ankonës duke kërcyer në shifra të frikshme: 8.32 metra.
Sport
Izmir Smajlaj, kampion i kërcimit së larti të kontinentit të vjetër, në salla të mbyllura vazhdon stërvitjen e tij në Gadishullin Apenin. Pas disa ditësh në San Marino, mësohet se 24- vjeçari ka mahnitur sërish. Dje, shkodrani ka qenë i impenjuar në një test stërvitor, këtë herë në Itali, në qytetin e Ankonës duke kërcyer në shifra të frikshme: 8.32 metra.
Fakti që kjo “garë” ka qenë në kushte palestre, bën që numrat të mos jenë zyrtarë, por të tilla rezultate tregojnë se Smajlaj është gati që pasi ka shijuar medaljet shqiptare dhe europiane, ndoshta tani është gati që pushtojë edhe botën.
Nëse kjo shifër do të përsëritej edhe në ndonjë aktivitet ndërkombëtar, pa dyshim që medaljen e artë nuk do t’ia rrëmbente askush, duke qenë se për momentin nuk ka pasur asnjë sportist në qarkullim që të shkojë përtej 8.20 metrave, duke kujtuar gjithashtu se rekordi botëror i kërcimit së larti është 8.95 metra, i amerikanit Majk Pauell, i vendosur më 30 gusht 1991, në Tokio (Japoni).