Sevilla – Liverpool, rezultat i pabesueshëm në fund!
Liverpooli ka bërë vetveten në Andaluzi.
Sport
Përsëri ekipi nga “Anfield” ka lejuar kundërshtarin të përmbysë rezultatin në fund të ndeshjes.
Liverpooli po fitonte 3:0 ndaj Sevillas në pjesën e parë, me golat e Firmino (2) dhe Sane.
Në pjesën e dytë, Sevilla shënoi tri herë, për të barazuar në 3:3.
Golat u realizuan nga Ben Yedder (2) dhe Pizarro.
Liverpooli mbetet i pari me 9 pikë, ndërsa Sevilla e dyta me 8 sosh. /Lajmi.net/