Mourinho show, ja çfarë bëri pas fitores ndaj Benficas
Jose Mourinho reagoi quditshëm para mediave pas fitores së Manchester United ndaj Benficas me rezultat 2:0 në Ligën e Kampionëve.
Sport
Jose Mourinho është rikthyer në qendër të vëmendjes për paraqitjen e tij para mediave pas fitores 2:0 ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.
I pyetur për mendimin e tij për paraqitjen e skuadrës në duelin ndaj Benficas, Mourinho u përgjigj me: “Jo”.
Pas insistimit, portugezi shtoi: “Është më mirë që specialistët ta komentojnë ndeshjen se sa unë të jap mendimin tim”, përcjell “lajmi.net”.
“Unë paguhem për ta dhënë më të mirën që e bëj çdo ditë, dhe specialistët paguhen të komentojnë punën time andaj po ua lë atyre”, u shpreh ai. /Lajmi.net/