Lamtumirë Dortmund, Reus në Serie A
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Marco Reus drejt transferimit në Serie A.
Merkato
Marco Reus mund të largohet nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi gjerman ka zgjuar interesim nga Inter në Serie A.
Mediat italiane raportojnë se “Nerazzurrët” kanë shprehur interesim për transferimin e Reusit në fillim të vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.
Sulmuesit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë, por raportohet se Dortmundi është i gatshëm të pranojë oferta deri në 40 milionë euro për shitjen e tij. /Lajmi.net/