Gresa Behluli ka gati projektin e radhës (Foto)
Edhe këngëtarja Gresa Behluli ka përgatitur një këngë të re për ta lansuar gjatë kësaj sezone të nxehtë.
ShowBiz
Në rrjete sociale, ajo këto ditë ka publikuar imazhe nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, shkruan lajmi.net.
Nga paralajmërimi i këngëtares, nuk kemi marrë datë se kur do të lansohet kënga, por ajo ka shkruar se së shpejti do ta hedhë në treg këngën e re.
Në disa imazhe që Gresa ka publikuar në Instagram, ajo tregon se do të vije shumë atraktive në këtë klip. /Lajmi.net/