Bonucci – Milan, u kry (FOTO)
Leonardo Bonucci do të transferohet sot në Milan.
Merkato
Leonardo Bonucci sot do të jetë futbollist i ri i Milanit.
Qendërmbrojtësi do të largohet nga Juventus duke iu bashkuar rivalit nga Serie A në transferim me vlerë prej 40 milionë euro, raporton “Gianluca di Marzio”.
Bonucci sot pritet të mbërrijë në Milano për të finalizuar marrëveshjen me klubin e ri, përcjell “lajmi.net”.
Bonucci kaloi shtatë sezone në Juventus duke qenë një prej futbollistëve më meritor në gjashtë Scudettot e njëpasnjëshme të ekipit nga Torino. /Lajmi.net/