Futbollisti i madh i Juventusit dënohet me prova televizive, humb finalen? (FOTO)
Lajm shumë i keq për Juventusin.
Sport
Ish gjyqtari ndërkombëtar, Graziano Cesari beson se sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic mund të dënohet për ndërhyrjen ndaj Fabinhos në duelin ndaj Monacos, të martën.
“Mandzukic rrezikon të dënohet me prova televizive.
Në minutën e 70-të, ai e ka goditur me bërryl futbollistin e Monacos. Andaj, mund të mungojë në finalen në Cardiff”, deklaroi Cesari, përcjell “lajmi.net”.
Juventus ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve ku do të takohet me fituesin e duelit mes Atletico Madrid e Real Madrid. /Lajmi.net/