Lajm shumë i keq për Milanin, ylli i madh refuzon transferimin në San Siro (FOTO)
Cesc Fabregas ka dëshpëruar tifozët e Milanit.
Merkato
Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas nuk dëshiron të transferohet në Itali.
“Evening Standard” raporton se reprezentuesi spanjoll nuk do të nënshkruajë me Milanin, klub që ka shprehur interesim për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Fabregas preferon transferimin në një tjetër klub të Premierligës. Ai kërkohet edhe nga Liverpool e Manchester United. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy