Peja-Tirana, rezultat i thellë
Në takimin e luajtur sonte në “Karagaç”, skuadra e Pejës ka fituar bindshëm ndaj skuadrës së Tiranës, me rezultatin përfundimtar të ndeshjes që në fund shënoi 96-72.
Sport
Pejanët ishin dominues që nga fllimi i takimit. Pjesa e parë u mbyll me epërsi 15 pikëshe të Pejës, e kështu vazhdoi edhe pjesa e mbetur e takimit, me Tiranën që nuk u tregua rivale e denjë për pejanët në asnjë moment.
Kjo fitore bën që Peja të kalojë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike si lidere e Grupit B, ndërsa për më tepër, Peja është e vetmja skuadër shqiptare që e ka kaluar fazën e parë të grupeve.
Prishtina, Trepça, Bashkimi dhe Tirana nuk kanë arritur ta kalojnë këtë fazë.