Arrestohet një serb në Bërnjak: Dyshohet për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë se sot në pikën kufitare Bërnjak është ndaluar një person i komunitetit serb me inicialet J.Sh., i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. Prokuroria brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për…

Lajme

27/04/2024 18:14

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë se sot në pikën kufitare Bërnjak është ndaluar një person i komunitetit serb me inicialet J.Sh., i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

Prokuroria brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë.