Arsenal dhe Juventus shkëmbejnë dy super yje (FOTO)
Arsenal dhe Juventus mund të realizojnë një marrëveshje të madhe.
Merkato
Alexis Sanchez mund të transferohet në Juventus.
Por, Miralem Pjanic duhet të shkojë në drejtim të kundërt në Arsenal.
Ky është lajmi i publikuar sot nga e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.
“Gunners” thuhet se i kanë propozuar Juventusit mundësinë e shkëmbimit të Sanchezit me Pjanicin.
Sanchez ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij në Arsenal. Kurse, Pjanic pëlqehet shumë nga Arsene Wenger. /Lajmi.net/