Lladrovci merr urime nga homologët dhe veprimtarë të çështjes kombëtare
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në ditën e parë të punës për vitin 2017, në zyre ka pritur shumë mysafir për ti uruar marrjen e detyrës së re si kryetar i Komunës.
Lajme
Fillimisht, në zyre ka pritur kryetarin e Komunë së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili ishte i shoqëruar me stafin e tij. Kryetari Gashi ka uruar homologun e tij të posazgjedhur duke i dëshiruar punë të mbarë dhe me suksese për të mirën e qytetarëve të Drenasit. Kurse kryetari Lladrovci ka falënderuar kryetarin Gashi për vizitën që i ka bërë.
Sipas një komunikate të komunës së Drenasit, pas këtij takim, kryetari Lladrovci në zyre ka takuar edhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Imri Ilazi nga Ferizaj i cili ishte i shoqëruar nga Izet Ibrahimi dhe të tjerët.
Ky delegacion po ashtu ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së re të cilët edhe kanë përgëzuar për procesin zgjedhor të zhvilluar në Komunën e Drenasit, ndërsa kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit që kanë gjetur mundësinë e vizitës.
Takim urimi, kryetari Lladrovci ka pritur edhe nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Skenderajt dhe drejtor të drejtorive komunale.
Nura po ashtu ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së kryetarit dhe ka shtuar se bashkëpunimi ndërkomunal do të vazhdoj edhe ne të ardhmen, ndërsa kryetari Lladrovci po ashtu ka falendëruar Nura për vizitën dhe ka thënë së bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në shkëmbimin e pervojave të mira dhe realizimin e projekteve që mund të jenë të përbashkëta./ Lajmi.net/