Programi festiv shqiptar transmetohet në televizionin turk (Foto/Video)
“EmraCom” publikoi në mënyrë të vazhdueshme hitet e krijuara për të festuar.
ShowBiz
Programi festiv “Gëzuar 2017” solli këngë fantastike, nën zëra të mrekullueshëm. E vështirë ishte të përzgjidhje hitin më të mirë, pas gjithë projekteve që u punuan me mjeshtëri nga produksioni “EmraCom”.
Megjithatë puna e gjatë dhe e lodhshme u shpërblye jo vetëm me klikime, por edhe në një tjetër formë.
Programi festiv është transmetuar në televizionin turk “Rumeli Tv”.