Zyrtare: FIFA dënon edhe Kosovën
Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka shpëtuar pa u dënuar nga FIFA.
Sport
Komisioni Disiplinor ka dënuar Kosovën me 30 mijë franga zvicerane.
Kjo për shkak të thirrjeve “Vritni serbët” në ndeshjen Kosovë-Kroaci në Shkodër, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndërkohë, Kroacia është dënuar me 50 mijë franga zvicerane.
Kujtojmë që gjatë ditës mediat serbe kanë paralajmëruar që FIFA do ta dënojë vetëm Kroacinë dhe jo Kosovën.