Messi dhe Suarez, shumë më shumë se shokë
Dy yjet e Barcelonës kalojnë shumë kohë së bashku edhe jashtë fushave, ndërkohë që kohën e lirë e kalojnë me familjen e tyre, por thuajse gjithmonë së bashku.
Sport
Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk janë vetëm dy miq të mirë në fushën e lojës.
Dy yjet e Barcelonës kalojnë shumë kohë së bashku edhe jashtë fushave, ndërkohë që kohën e lirë e kalojnë me familjen e tyre, por thuajse gjithmonë së bashku.
Thiago dhe Benjamin, dy fëmijët e dy lojtarëve të njohur po rriten si dy shokë të mirë, edhe pse kanë një diferencë 1 vit me njëri-tjetrin, raporton Albeu.
Antonella Rocuzzo dhe Sofia Balbi, të cilat janë bashkëshortet e Messit dhe Suarez janë gjithashtu shumë mike me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e tregojnë edhe fotot e publikuara nga gazeta “Sport”.