Binjakët që po shfrytëzojnë famën e Bradley Cooper për argëtim (Foto/Video)
Matt Katzenbach dhe binjaku i tij Scott janë personat që ngjasojnë jashtëzakonisht shumë me aktorin e famshëm Bradley Cooper.

ShowBiz
Matt, 27 vjeçar, ka një pamje tejet të ngjashme me aktorin e filmit të njohur ‘American Hustle’, Cooper, sa që njerëzit janë hutuar nga ai duke menduar se është aktori hollivudian 41 vjeçar.
Pavarësisht se ai e përdorë ngjashmërinë e tij për argëtim dhe bën ‘selfie’ me persona të tjerë, ai pranon se nuk e dëshiron famën, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Po ashtu i njëjti po ndiqet nga ‘paparacit’ në Meksiko dhe është trajtuar si një person i famshëm në Tajlandë.
Banori i Utah gjatë javës së kaluar u pa në festivalin e filmit ‘Sundance’ duke bërë shumë fotografi më pjesëmarrësit atje. Por problemi ishte këtu? Nuk ishte aktroi Breadley Cooper që bënte fotografi me fansat, por Matt Katzenbach që ngatërronte të tjerët për ngjashmërinë e tij./lajmi.net.