Dalin pamjet e evakuimit të Demet Özdemir, ja si u shpëtua aktorja nga përmbytjet në Stamboll

Pas orëve të ankthit dhe thirrjeve për ndihmë, aktorja e njohur turke Demet Özdemir është evakuuar me sukses nga zona e përmbytur në Stamboll. Tashmë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentet e shpëtimit të saj. Reshjet e rrëmbyeshme që goditën Stambollin mbrëmjen e së mërkurës shkaktuan përmbytje të mëdha në zonën Ayazağa, ku ujërat…

ShowBiz

15/10/2026 13:05

Pas orëve të ankthit dhe thirrjeve për ndihmë, aktorja e njohur turke Demet Özdemir është evakuuar me sukses nga zona e përmbytur në Stamboll. Tashmë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentet e shpëtimit të saj.

Reshjet e rrëmbyeshme që goditën Stambollin mbrëmjen e së mërkurës shkaktuan përmbytje të mëdha në zonën Ayazağa, ku ujërat depërtuan edhe në studiot televizive ku ndodhej aktorja.

Demet mbeti e bllokuar së bashku me shumë persona të tjerë, mes tyre edhe këngëtarin e njohur Murat Boz, i cili më herët kishte kërkuar publikisht ndërhyrjen e autoriteteve, duke treguar se situata ishte rënduar dhe se energjia elektrike ishte ndërprerë.

Pas një operacioni shpëtimi, ekipet e emergjencës arritën deri te objekti me gomone, duke organizuar evakuimin e personave të bllokuar.

Në pamjet e publikuara së fundmi, Demet shihet gjatë operacionit të shpëtimit, ndërsa pjesëtarët e ekipeve të emergjencës e ndihmojnë të zbresë nga gomonia dhe të largohet nga zona e përmbytur.

Operacioni u realizua me angazhimin e disa institucioneve të shpëtimit, përfshirë AFAD-in, zjarrfikësit dhe Rojet Bregdetare turke.

Edhe Murat Boz është evakuuar, ndërsa pamjet e publikuara sjellin një tjetër dimension të natës së vështirë që përjetuan artistët dhe dhjetëra persona të tjerë të bllokuar nga vërshimet.

https://www.instagram.com/reel/DefqbJLiCUQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AAdS9VpcDyUdgDQrA8xEBIn