Dardan Berisha te Cibona
Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, ka arritur ta realizojë ëndrrën e tij për t’u transferuar te Cibona e Zagrebit.
Sport
Lajmin e ka kumtuar vetë lojtari ekskluzivisht për Telegrafin, teksa ka bërë të ditur se nesër në mëngjes në ora 10:00 do ta nënshkruajë kontratë zyrtarisht.
Telegrafi pati raportuar se pas ndeshjes miqësore që u zhvillua mes Sigal Prishtinës dhe Cibonës, drejtuesit e skuadrës kroate kishin mbetur të mahnitur me aftësitë e supertalentit kosovar dhe që atëherë kanë filluar negociatat për ta transferuar atë.
Pas suksesit të tij të madh me Sigal Prishtinën, ku arritën edhe ta fitojnë Ligën Ballkanike, me ç’rast Dardani u shpall edhe MVP, drejtuesit e Cibonës i kanë ofruar atij një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.