A është i dashuruar Mc Kresha?
Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, ka deklaruar se momentalisht nuk është i dashuruar dhe se është ‘single’.

ShowBiz
Ai në emisionin e KTV-së, “E Diela me Vesën”, ka treguar se çfarë kuptimi ka dashuria për të.
“Momentalisht nuk jam i dashuruar. Besoj se ajo nuk njeh famë dhe as zgjedhje. Është diçka shpirtërore. Me rëndësi është të jetë njeri dhe të më bëj të lumtur”, është përgjigjur MC Kresha në pyetjet e fëmijëve të emisionit.
Ai përpos jetës private ka ndarë detaje edhe nga planet për të ardhmen në karrierë.
“Do të vazhdoj të bëj këngë të reja. Nuk mundem me e publiku titullin akoma. Nuk do të ndalem me vetëm një këngë, por do të bëj shumë”, ka thënë reperi i njohur.