Ja reagimi i Ballistit pas akuzave nga Myftyraj

Tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina i njohur si Ballisti ka reaguar ndaj akuzave të Kastriot Myftyrajt, i cili raportohet se do ta dërgojë tifozin në gjykatë.

Sport

06/04/2015 10:46

Kastriot Myftyraj i ka bërë një kallëzim penal, Ballistit, për shkak të dronit që lëshoi në ndeshjen e famshme të zhvilluar në Beograd ndaj Serbisë.

Sidoqoftë, Ballisti ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga Myftyraj.

Përmes faqes së tij në Facebook, Ballisti menjëherë pas publikimit të kallëzimit penal të Myftarajt shkroi: “Por Shqipëria do të rrojë, për të për të luftojmë ne”, duke postuar edhe flamurin kombëtar shqiptar.