Martial: Dua të luajmë me Realin
Sulmuesi i Monacos, Anthony Martial dëshiron të takohet me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Sulmuesi i Monacos, Anthony Martial ka thënë se dëshiron të takohet me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht vështirësisë, ai preferon gjigantin madrilen.
“Do të më pëlqente Real Madrid. Secili e ka një dëshirë”, deklaroi ai.
“Për shembull, Joao Moutinho preferon Porton, ish skuadrën e tij. Kurse, mua do të më pëlqente të sfidoj klubin më të madh në botë”, u shpreh Martial.