Shaqiri kapiten i Zvicrës? Lajm i keq për Kosovën
Fakti që Xherdan Shaqiri ka gjasa të bëhet kapiten i Përfaqësuses së Zvicrës i ul gjasat që ai një ditë të vendos të luajë për ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës.
Sport
Ditë më parë, Shaqiri ka konfirmuar se në momentin që Kosova do të pranohet në FIFA, atëherë ai do ta konsiderojë mundësinë për të luajtur për ngjyrat e vendit të vet.
Sidoqoftë, një gjë e tillë është shumë larg për të ndodhur, pasi Shaqiri pritet të bëhet kapiten i Zvicrës.
Ai konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm i kësaj Kombëtareje dhe vështirë që mund të ndodh ajo që e ëndërrojmë të gjithë – Të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë apo për Përfaqësuesen e Kosovës.