​Kosova me 23 karateistë në Kampionatin Botëror

Kosova do të marrë pjesë me 23 sportistë në Kampionatin Botëror të Karatesë për kadetë, juniorë dhe U21, i cili do të mbahet nga 14 deri më 18 tetor në Bielsko-Biała të Polonisë. Federata e Karatesë e Kosovës ka bërë të ditur se sportistët kosovarë do të garojnë në disiplinat Kata dhe Kumite, në kategoritë…

Sport

12/10/2026 14:13

Kosova do të marrë pjesë me 23 sportistë në Kampionatin Botëror të Karatesë për kadetë, juniorë dhe U21, i cili do të mbahet nga 14 deri më 18 tetor në Bielsko-Biała të Polonisë.

Federata e Karatesë e Kosovës ka bërë të ditur se sportistët kosovarë do të garojnë në disiplinat Kata dhe Kumite, në kategoritë përkatëse të grupmoshave.

Në këtë kampionat, Kosovën do ta përfaqësojnë Suela Arifi, Dren Gashi, Korab Gashi, Prijam Gashi, Valeza Gashi, Suela Halimi, Enkel Hamiti, Qëndresa Ibrahimi, Lijana Iseni, Dardan Jahiu, Kemajl Kashtanjeva, Alea Kelmendi, Nart Klaiqi, Anuar Krasniqi, Diellza Mahalla, Emira Maqedonci, Almir Pollomi, Muhamed Sahiti, Blendi Salihu, Rea Sejdiu, Artiol Shaqiri, Erina Sherifi dhe Anil Vokshi.

Pjesëmarrësit do të garojnë në kategoritë e ndryshme të peshave në Kumite, ndërsa Blendi Salihu do të paraqitet në Junior Kata dhe Anil Vokshi në U21 Kata.

Federata e Karatesë e Kosovës u ka uruar suksese sportistëve dhe selektorëve Isak Curri e Leutrim Pepaj, duke shprehur besimin se ekipi do ta përfaqësojë vendin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim në këtë garë të nivelit më të lartë botëror.