Ish-futbollisti italian për Edon Zhegrovën: Ai nuk është nivel i Juventusit!

Legjenda e futbollit italian, Daniele Adani, tani një analist sportiv në Rai Sport ka folur për Edon Zhegrovën. Ai mendon se ylli kosovar nuk e meriton ekipin e “Zonjës së Vjetër”. Sipas tij, Zhegrova është lojtar mesatar, që i duhet një skuadre që zakonisht lufton për mesin e tabelës. “Edon Zhegrova nuk është një nivel…

Sport

12/10/2026 08:44

Legjenda e futbollit italian, Daniele Adani, tani një analist sportiv në Rai Sport ka folur për Edon Zhegrovën.

Ai mendon se ylli kosovar nuk e meriton ekipin e “Zonjës së Vjetër”.

Sipas tij, Zhegrova është lojtar mesatar, që i duhet një skuadre që zakonisht lufton për mesin e tabelës.

“Edon Zhegrova nuk është një nivel lojtari për Juventusin. Ai nuk ka të bëjë asgjë me Juventusin. Ai duhet të luajë për një skuadër që lufton për mesin e tabelës, sepse ai luan vetëm 30 minuta për ndeshje”, u shpreh Adani

Kujtojmë që Edon Zhegrova mbrëmë u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë ndaj Cagliarit dhe bëri një ndeshje fantastike.

https://x.com/theFJEN/status/2109429462752444902?ref_src=twsrc%5Etfw