Diego Costa afër dënimit nga FA me tri ndeshje moslojë

Sulmuesi i Chelseas është pranë dënimit nga FA, pasi është duke u akuzuar për sjellje të dhunshme në takimin e mbrëmshëm në Capital One Cup kundër skuadrës së Liverpoolit.

Sport

28/01/2015 18:56

Diego Costa është duke u akuzuar për sjellje të dhunshme për takimin ndaj Liverpoolit nga Asociacioni i Futbollit Angles.

Sulmuesi ishte shumë agresiv në takimin e djeshëm, mirëpo ajo që ka rënë në qendër të vëmendjes ishte sjellja e tij ndaj Emre Canit.

Ai në minutën e 12 të takimit e shkeli lojtarin e Liverpoolit, me ç’rast gjyqtari kryesor i takimit nuk ishte shumë i vëmendshëm për ta dënuar menjëherë.

Diego Costa pritet të dënohet me tri ndeshje moslojë, dhe mund të mungojë në takimin e ardhshëm të Premier Ligës kundër Manchester Cityt që zhvillohet këtë vikend.