Lichtsteiner nuk e do Realin dhe Bayernin
Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner ka pranuar se dëshiron t’i shmanget përballjeve me Real Madridin dhe Bayern Munichun në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Sport
Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner ka thënë se dëshiron t’i shmanget përballjeve me Real Madridin dhe Bayern Munichun në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Bianconerët dolën në pozitën e dytë në Grupin A pas Atletico Madridit dhe mund të ballafaqohen me skuadra të forta si Real, Bayern, Chelsea e Barcelona.
Por, Lichtsteiner ka pranuar se do të dëshironte që të hënën t’ju buzëqesh fati në short.
“Në Ligën e Kampionëve të gjitha janë skuadra të mëdha që duan të lujnë futboll kualitativ. Janë të vështira për t’u mposhtur, mirëpo, dëshiroj t’i shmangemi Bayern Munichut dhe Real Madridit”, u shpreh ai.