Suarez debuton nesër me Barcelonën

Luis Suarez do të debutojë nesër mbrëma në fanellën e Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për trofeun Gamper, ndaj ekipit Club Leon.

Sport

17/08/2014 15:46

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka konfirmuar se Luis Suarez do të luajë në miqësoren para-sezonale ndaj Club Leon, që do të zhvillohet të hënën.

Uruguaiani i nisi stërvitjet me ekipin këtë javë, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e reduktoi dënimin e tij, duke ia mundësuar të marrë pjesë në stërvitjet e ekipit dhe në ndeshje miqësore.

“Luis Suarez do të luajë disa minuta në Gamper nesër. Gjatë dy stërvitjeve, ai ka shfaqur se është vërtet mjaft i talentuar. Ai duket lojtari që e kërkonim”, deklaroi trajneri spanjoll.

Barcelona do të luajë nesër mbrëma në Gamper Trophy, ndërsa për kundërshtar do ta ketë ekipin Leon.