Rita në lidhje të re?

Rita Ora thuhet se është në lidhje me djalin e dizajnerit të njohur Tommy Hilfiger, pak kohë pas ndarjes nga Dj Calvin Harris.

ShowBiz

08/07/2014 19:44

Rita nuk po rri me një vend. Sa andej këndej, shumë shpesh e shohim nëpër aeroporte, gjithmonë plot stil.

Ajo para pak kohësh ka përfunduar lidhjen një vjeçare me Dj e famshëm Calvin Harris, por duket se tanimë ka gjetur zëvendësimin, ose të paktën kështu po flitet.

Rita është parë shumë shpesh kohët e fundit në shoqëri të djalit të dizajnerit të njohur Tommy Hilfiger, duke postuar foto të shumta bashkë, gjë që ka bërë mediat e huaja të dyshojnë për një lidhje.

Sipas disa burimeve, Ricky Hil dhe Rita po kalojnë shumë mirë në shoqëri të njëri-tjetrit, madje ai ka ardhur në Evropë për të kaluar pak më shumë kohë me Ritën në këto ditë të verës.