Arsenali, gati për shpenzime marramendëse
Arsenali pritet të bëjë shpenzime marramendëse gjatë kësaj vere. Sipas medieve britanike, londinezët pritet t’i shpenzojnë afro 75 milionë euro vetëm për tre lojtarë.
Sport
Arsenali duket se do të jetë mjaft aktiv gjatë verës. Topçinjtë e kanë ndërmend t’i shpenzojnë 75 milionë euro, për t’i sjell në Emirates Stadium tre futbollistë.
Bëhet fjalë për Alexis Sanchez, Mathieu Debuchy e Lars Bender, shkruan tabloidi britanik Daily Telegraph.
Për sulmuesin e Barcelonës, Arsene Wenger i ka bërë gati 40 milionë euro, ndërsa mesfushori i Bayer Leverkusenit mund t’i kushtojë afro 20 milionë euro.
Ndërkaq, Debuchy është shumë pranë transferimit në Londër me pjesën e mbetur të parave. Ndër objektivat e Arsenalit është edhe sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli.
Gunners duket se e kanë marrë me seriozitet çështjen e përforcimeve këtë verë.